“Mund të krijojë rreziqe dhe tensione”/ Cili është qëndrimi i Gjermanisë mbi ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor? Ja përgjigjja e Berlinit

May 3, 2021 | 20:15
SHPËRNDAJE

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert ka mbajtur sot një qëndrim pas spekulimeve në media mbi mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

zedhenesi

Duke folur gjatë një konference për mediat, ai theksoi se ndryshimi i kufijve mund të rrisë rreziqet në rajon dhe të krijojë tensione të reja. Kryediplomati gjerman Heiko Maas hodhi po ashtu poshtë dokumentin “non papers” që flet për ndryshim kufijsh në rajon.

Lidhur me spekulimet që lexohen kohët e fundit në media mbi ndryshimet e kufijve në Ballkanin Perëndimor përgjatë vijave etnike dëshiroj t’ju them në emër të Qeverisë Federale, që në këtë kontekst ne shohim padyshim rreziqe të mundshme. Ndryshime të tilla kufijsh mund të rrisin paqëndrueshmërinë në rajon. Ato mund të krijojnë tensione të reja dhe të sjellin rishfaqjen e konflikteve të së shkuarës. Ne si Qeveri Federale mbështesim më tej rrugën evropiane dhe transatlantike të vendeve në rajon bazuar pikërisht mbi demokracinë, programin e reformave, shtetin ligjor dhe multietnicitetin. Ne inkurajojmë të gjitha vendet në rajon, të vijojnë me programin e  tyre të reformave, duke e vënë fokusin pikërisht në sistemin e drejtësisë, shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar”, tha Sibert.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura