Mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda/ 28-vjeçari që do vriste me armë të riun, ndalohet nga policia dhe arrestohet

Nov 29, 2020 | 13:13
SHPËRNDAJE

Një konflikt që mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda është shënuar në Berat.

Policia Berat

Policia njofton se ka marrë denoncim se në një lokal në lagjen “Kushtrim”, po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve dhe menjëherë është paraqitur në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi H. Z., 28 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K. K., 27 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar lokalin ku po ndodhte ngjarja dhe falë ndërhyrjeve të shpejta e kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja e kryer me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura