“Mund të kisha vdekur, bëra 3 operacione brenda vitit”- Vildane Zeneli rrëfen eksperiencën e keqe dhe flet për çështjet e zemrës: Është e komplikuar

Dec 9, 2021 | 12:51
SHPËRNDAJE

Vildane Zeneli është mjaft e rezervuar kur bëhet fjalë për çështjet shqiptare. Modelja seksi e pyetur gjatë një interviste nëse është e dashuruar u përgjigj se “është e komplikuar”, ndërsa shtoi se “dëshiron të përjetojë një dashuri të pastër e të bukur”.

vildane zeneli6

“Nuk e di, është e komplikuar. Nuk e kam të qartë përgjigjen, kur ta kem do e tregoj. Kam qejf të jem e dashuruar, të jetë dashuri e pastër, shëndetshme dhe e bukur”, tha ajo e ftuar në emisionin “Rudina”.

vildane zeneli3

Gjatë intervistës, Vildane Zeneli rrëfeu edhe eksperiencën e tmerrshme që i ndodhi rreth 4 vite më parë, kur rrëshqiti në banjën e një hoteli.

Ajo u shpreh se theu dorën dhe iu desh të bënte tre operacioni brenda një viti, “por ishte me fat pasi edhe mund të kishte vdekur”.

vildane zeneli

“Kam shufrua hekur në dorë, e theva dorën. Po bëhesha gati për grim dhe rrëshqita në banjën e një hoteli. Bëra 3 operacione brenda 1 viti, në 2 vite nuk i kam ndjerë fare gishtat. Për fat të mirë, kisha mjek të mirë. Sot më punon dora mirë. Isha me fat, sepse mund të kishte shkuar më keq sesa vetëm thyerja e dorës. Shyqyr nuk rashë në një pozicion tjetër, se do kisha vdekur në vend. Nuk ma merrte mendja që një rrëshqitje në banjë do ma bënte këtë dëmtim. Ishte e vështirë, eksperiencë e keqe. Ndodhi para 4 ose 5 viteve”, tregoi Vildane Zeneli.

vildane zeneli1

Teksa iu adresua modelingut në kohën e rrjeteve sociale, ajo theksoi se tani të gjithë mund të bëhen modele pasi kriteret për përzgjedhjen e tyre kanë ndryshuar.

vildane zeneli (7)

“Kur kam filluar unë ka pasur shumë standarde, tani të gjithë bëhen modele. Po ecin me kohën dhe zgjedhin modele që i kërkojnë njerëzit. Ka ndikuar shumë rrjetet sociale, mund të jesh e dobët, e mbushur, e shkurtër apo e gjatë, nuk ka fare probleme sepse kështu i kërkojnë njerëzit”, tha modelja.

/Panoramaplus.al

vildane zeneli (15) vildane zeneli (17) vildane zeneli2 vildane zeneli4 vildane zeneli5 vildane zeneli (15) vildane zeneli (12) vildane zeneli (5) vildane zeneli (6) vildane zeneli (7) vildane zeneli (11) vildane zeneli (4) vildane zeneli (1) vildane zeneli (14) vildane zeneli (7) vildane zeneli (12) vildane zeneli (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura