“Mund të jetë hera e fundit që këta burra e gra t’i shikoni ministra”, Rama komenton ‘bombën’ e Patozit

Sep 7, 2017 | 9:49
SHPËRNDAJE

Astrit Patozi reagoi dje per takimet e kryeministrit Rama me kabinetin e ri qeveritar ne Llogora e Velipoje, kur tha se pamjet qe jane shperndare nga keto takime, duhet te mbahen mend mire pasi mund te jete hera e fundit qe i shohim ministrat bashke ne publik.

rama

Kete reagim e ka komentuar edhe Rama sot i pyetur nga gazetaret ne nje bashkebisedim me Velipoje.

“S’më bëjnë përshtypje kritkat e tyre, as te Bregut as te Patozit ndaj qeverisë, po ti shikoni janë të ngjashme si dy pika uji, ata janë në garë me njeri-tjetrin se kush e shan më bukur qeverinë, nuk merren me argumente…pse ku do shkojnë ministrat?”, tha Rama

“Bomba” e Patozit: Mbani mend pamjet, mund të jetë hera e fundit që këta burra dhe gra t’i shikoni ministra

Astrit Patozi me ane te nje statusi ne “Facebook”, ka komentuar takimin informal të kryeministrit Edi Rama me ministrat e rinj të qeverisë në Velipojë.

Ai eshte shprehur se “mbajini mend mirë këto pamje, se mund të jetë hera e fundit që i shikoni ato burra dhe gra si ministra, pavarësisht se me veshje jozyrtare, duke hyrë e dalë, jo nga zyrat e shtetit, por prej hoteleve turistike”.

21369475_1554049684654929_1767001582228950170_n

Statusi i plote

MUND TË JETË HERA E FUNDIT

E bën mirë që i mbledh ministrat e padekretuar ende, qoftë edhe në takime informale, sepse besohet që çdo konsultim apo debat është më mirë se sa t’i dish dhe t’i bësh të gjitha vetë.
Por që i nxjerr në TV dhe prodhon kaq shumë lajme dhe thashetheme për to, kjo nuk shpjegohet dot me logjikë normale.
Sepse të gjithë e dinë se kur qeveria të votëbesohet, nuk do të ketë më, as lajme dhe, as njoftime, si për mbledhjet, ashtu edhe për vendimet e saj. 
Por gjithcka do të rrotullohet dhe qendërzohet rreth asaj që do të thotë dhe më pas do të ekzekutojë “timonieri” i vetëm i Republikës së Re. Marrëveshja e 18 majit ia bëri edhe këtë të mirë Shqipërisë. I shtoi ndriçimin dhe frymëzimin udhëheqësit.
Ky është rasti i vetëm në botë, kur seancave stërvitore të një skuadre i jepet më shumë rëndësi se sa ndeshjes.
Ndaj mbajini mend mirë këto pamje, se mund të jetë hera e fundit që i shikoni ato burra dhe gra si ministra, pavarësisht se me veshje jozyrtare, duke hyrë e dalë, jo nga zyrat e shtetit, por prej hoteleve turistike.
Që prej të hënës ata mund të kthehen të gjithë në identitet, si figurantë të një qeverisje tërësisht personale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura