“Mund ta kishim shmangur krisjen e parë”, Rama i përgjigjet Metës: Ja zgjidhja për Lleshin

Nov 12, 2018 | 14:40
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas publikimit të letrës së Presidentit Ilir Meta që ja drejtonte Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, për Sandër Leshin. Rama në një postim në Facebook, ka publikuar dhe letrën që atij i kisthe ardhur nga Meta për Sandër Lleshin.

sander lleshi - gjeneral_bthmb

“Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij. Kjo ka bashkëlidhur një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila e shterron fare këtë vorbull të panevojshme. Lexim të mbarë”, shkruan Rama në Twitter teksa publikon përgjigjen qëi ka dhënë Metës.

rama lleshi

“Duke qenë se kandidatura e Sandër Lleshaj, vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku ministri si funksion kushtetues është autoritet civik, në zbatim të neneve 69,103,167/1 të Kushtetutës, emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese.

Ilir-Meta-Sander-Lleshaj

Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhjen ose emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra”, shkruhej në letrën e Metës drejtuar Xhaçkës.

Meta-RAma

“Pasi u njoha me shkresën tuaj drejtuar ministres së Mbrojtjes, nuk ju;’ fsheh dot se u ndjeva i keqardhur, për faktin që nëse Ju do t’i kishin shtruar qysh në krye të herës, pyetjet që ajo shkresë përmban lidhur me statusin e gjeneralit Sandër Lleshajt, me siguri s’do ta kishim përjetuar krisjen e “herës së parë”, në procesin e dekretimit të ministrit të Brendshëm”, është kjo një pjesë nga përgjigja e Ramës.

SHKRESA E PUBLIKUAR NGA RAMA
Letra e Rames per Meten

Letra e Rames per Meten1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura