Multi-milioneri i vetmuar këtë Shën Valentin, gjejini kandidaten e duhur për grua dhe është i gatshëm t’ju paguaj miliona paund

Feb 14, 2020 | 9:47
SHPËRNDAJE

Një multi-milioner duket se është ndjerë shumë i vetmuar këtë Shën Valentin, aq sa ka ofruar një shumë të konsiderueshme për atë që do t’i gjente një kandidate të përshtatshme me të cilën ai të kalojë jetën.

Andy Scott, 41-vjeç, nga Portsmouth, Angli, tha se është i gatshëm të japë jo pak, por 25 milion paund për atë që do t’i gjejë “një person të veçantë” që do ta shoqërojë atë duke lundruar në Mesdhe apo duke bërë ski në Alpe.

24707918-8001119-The_businessman_is_founder_owner_and_Chairman_of_London_based_in-a-27_1581618123804

Biznesmenit duket se nuk i kanë ecur mirë gjërat në jetën private, pasi, siç shkruan “Daily Mail”, ka qenë i “martuar me suksesin”, po tani dëshiron dikë me të cilën të kalojë jetën.

Kandidatja e duhur për të do të ishte një grua e suksesshme dhe e pasur, pasi për të ka shumë rëndësi një marrëdhënie e barabartë.

“Të jesh një sipërmarrës është një ekzistencë shumë e vetmuar. Në fund të fundit, në se nuk ke dikë me të cilën të ndash uljet dhe ngritjet e tua, fillon dhe vë në dyshim se për çfarë po përpiqesh kaq”, tha ai.

24707924-8001119-Andy_Scott_41_who_is_worth_25m_wants_to_find_a_special_person_wh-a-23_1581618000670 24707912-8001119-Andy_Scott_41_who_is_worth_25million_wants_to_find_a_special_per-m-3_1581666026200

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura