Muhedini i përgjigjet Blushit: S’kam firmosur listën tënde, por të PDIU-së

Jul 14, 2016 | 17:55
SHPËRNDAJE

Deputeti i PDIU-së, Tahir Muhedini i ka kthyer përgjigje deputetit Ben Blushi në lidhje me nismën e një grupi deputetësh që kanë përgatitur një amendament që Presidenti të zgjidhet nga populli.

Deputeti i PDIU-se, Tahir Muhedini
Deputeti i PDIU-se, Tahir Muhedini

Muhedini ka thënë se ai nuk është ndër deputetët që ka firmosur listën e Ben Blushit, duke thënë se e vetmja listë ku ai ka firmosur është ajo e PDIU-së.

“Unë nuk kam firmosur në listën e Ben Blushit për zgjedhjen e Presidentit nga populli, por vetëm në listën e PDIU para 6 muajsh”, ka thënë ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura