Muhedini i PDIU-së: Do negociojmë edhe me PD, kontradiktat brenda nesh nuk i nxjerrim në pazar

Apr 1, 2015 | 15:30
SHPËRNDAJE

Pak ditë pasi kreu i PDIU-së zyrtarizoi koalicionin parazgjedhor me kreun e PS-së, Edi Rama, duke iu bashkuar maxhorancës, deputeti Tahir Muhedini ka sqaruar se partia ku bën pjesë nuk është as e majtë e as e djathtë dhe në funksion të kauzës shumë të rëndësishme që ka për të zgjidhur do të negociojë me këdo, edhe me PD apo LSI.

Deputeti i PDIU-se, Tahir Muhedini

Në një prononcim për mediat, pyetur për diferencat që flitet se ekzistojnë mes tij dhe kreut të partisë, Idrizi, ai ka thënë se ato zgjidhjen brenda shtëpisë dhe nuk nxirren në pazar. 

“PDIU ka një kauzë shumë të rëndësishme që se ka asnjë forcë tjetër, zgjidhjen e problemit madhor të cështjes came, e kemi thënë haptas, forcat kryesore janë ato që vendosin, por ne do të negociojmë me PS, PD, LSI e këdo, se cfarë do bëjmë ne nesër e pasnesër, ju këtu do jeni”- tha ai. 

Pyetur për vendimin e Idrizit për paktin me Ramën, Muhedini sqaroi: “Kjo forcë politike është krijuar ti shërbehet politikisht një komuniteti që prej një shekulli i mohohen të drejtat e njeriut, komuniteti cam, e dini që nga strukturat e shtetit ka 50 vjet që eshtë përjashtuar komuniteti, me demokracinë po japim shembullin personal që dimë të qeverisim, kemi një drejtoreshë të sigurimeve shoqërore që po menaxhon, mos e shihni si pjesë të maxhorancës, them që neve kemi kapacitet që t’i shërbejmë vendit, ne nuk do të përjashtohemi se kemi sakrifikuar”.

Sa për atë që thuhet se mes tij dhe Idrizit ka diferenca për vendimet e fundit, Muhedini tha se gjëra të tilla nuk nxirren në pazar. “Cfarëdo të kemi i zgjidhim brenda shtëpisë, e nuk i nxjerrim në pazar”- tha ai, e si për të theksuar se deputetet janë njëmendje ka theksuar se “Të pesë deputete do të ulemi me një vend, aty ku do jemi do ulemi të gjithë bashkë”.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura