Muaji i ndërgjegjësimit kundër Kancerit të Gjirit, aktorja Margarita Xhepa i bashkohet fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë, mesazh të ndjerë për nënat

Oct 8, 2019 | 17:26
SHPËRNDAJE

Në muajin e ndërgjegjësimit kundër Kancerit të Gjirit, aktorja e mirënjohur Margarita Xhepa i është bashkuar fushatës së iniciuar nga ministria e shëndetësisë.

Në gjendje të mirë shëndetësore, Xhepa ka bërë një thirrje të ndjerë për të gjitha nënat shqiptare, të kujdesen për veten, të kryejnë kontrollin rutinë sepse kancer i gjirit nëse kapet në kohë mund të shërohet.

margarita

“Nënat janë mbështetja më e madhe e fëmijëve dhe e bashkëshortëve të tyre. Kur sëmuret nëna, sëmuret e gjithë shtëpia, prandaj të dashura gra shkoni për një vizitë rutinë tek mjeku. Mendoni për shëndetin tuaj dhe të fëmijëve, të cilët gjithmonë kanë nevojë për kujdesin dhe dashurinë tyre,. Kanceri i gjirit, po të kapet që në fillim, nuk mban rrezik”, thotë aktorja e njohur, në video-mesazhin e shperndare nga ministrja Ogerta Manastirliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura