MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT/ Kanceri i gjirit, si mund të parandalohet

Oct 6, 2017 | 15:15
SHPËRNDAJE

Beteja për të mposhtur kancerin e gjirit është e vazhdueshme. Por, ndërsa progresi mund të duket i ngadaltë në kohë, pothuajse çdo ditë studiuesit raportojnë përparime në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes.

Për parandalimin e kancerit të gjirit nuk ka një mënyrë apo formulë të sigurt, por ka gjëra që mund të bëni, të cilat mund të ulin rrezikun. Shumë faktorë të rrezikut janë përtej kontrollit tuaj, të tilla si të qenët femra dhe faktori moshor. Por. shkaktarë të tjerë mund të modifikohen, në mënyrë që risku i prekjes të reduktohet ndjeshëm.

KOLESTEROLI I LARTË

Kolesteroli i lartë mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të gjirit. Sipas një studimi të shtrirë në mbi një dekadë, në të cilën morën pjesë 16,000 gra në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar, u konstatua se gratë me kolesterol të lartë kishin 45 për qind më pak gjasa të diagnostikoheshin me kancerin e gjirit. Kur ndonjëra prej këtyre zhvilloi kancerin e gjirit, ato kishin një reduktim prej 40% të mundësisë për të ndërruar jetë. RUANI

PESHËN TRUPORE

Rritja e peshës trupore lidhet me një rrezik më të lartë të kancerit të gjirit pas menopauzës. Shoqata Amerikane e Kancerit ju rekomandon të qëndroni në një peshë të shëndetshme gjatë gjithë jetës suaj dhe të shmangni shtimin e peshës, duke e balancuar marrjen e ushqimit me aktivitetin fizik.

TË JESH FIZIKISHT AKTIV

Shumë studime kanë treguar se aktiviteti fizik i moderuar në energji është i lidhur me rrezikun më të ulët të kancerit të gjirit, prandaj është e rëndë- sishme që të ushtroni aktivitet fizik të rregullt.

KUFIZIMI OSE SHMANGIA E ALKOOLIT

Alkooli gjithashtu rrit rrezikun e kancerit të gjirit. Edhe nivelet e ulëta të marrjes së alkoolit kanë qenë të lidhura me një rritje të rrezikut. Shoqata Amerikane e Kancerit rekomandon konsumim të moderuar, duke mos tejkaluar një gotë në ditë.

MAMOGRAFIA

Po, mamografia vjetore nga mosha 40 vjeç do të shpëtojë më shumë jetë. Depistimi në kohë është i rëndësishëm për të trajtuar në kohë sëmundjen, duke e mbajtur nën kontroll, njëherazi duke parandaluar avancimin e saj.

MJEKIMI I PERSONALIZUAR

Onkologët parashikojnë se e ardhmja e menaxhimit të kancerit të gjirit është “mjekësia e personalizuar”, përshtatjen e trajtimit duke aplikuar analizën molekulare të përbërjes gjenetike specifike të pacientëve dhe tumoreve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura