“Mua mu bë qejfi, madje…”/ Banorët komentojnë daljen nga Big Brother VIP të Fifit: Është artiste dhe çdo gjë e përballon në mënyrë emocionale

Nov 26, 2021 | 23:35
SHPËRNDAJE

Banorët e Big Brother VIP kanë komentuar daljen e Fifit nga shtëpia, pasi gjendja e saj nuk ishte e mire.

fifi-3-750x375-1

Të gjithë ata thonë se nuk e kanë përjetuar mirë djaljen e saj, ndërsa e vlerësojën këngëtaren, madje e shikonin edhe si pretendonte për të fituar.

JA DISA NGA KOMENTET E BANORËVE

Iliri: Më kapi i papritur pastaj mendova, kur të ndodhin ngjarje të tilla a do jemi në gjendje ta ndihmojmë. Po ja kemi dalë, jemi përpjekur e kemi ndihmuar. Fifi ka kërcyer, ka lozur, ka qeshur…

Monika: Unë gjithmonë kam parë te ajo artisten, atë që ajo ka përcjellë përmes ekranit. Ka një botë si pakkush.

Semi: Mua mu bë qejfi, madje mirë që nuk ja kam thënë troç të dali, po realisht kam qenë shumë e shqetësuar dhe vazhdimisht i kam thënë se duhet të kontrollohet jashtë.

Donald: Mua më kapi shumë i papritur nuk e prisja. E shihja në finale. E kam përjetuar keq, është artiste dhe çdo gjë e përballon në mënyrë emocionale.

Sabiani: Bushi e do shumë. Ajo ka zemër shumë të mirë, nuk kam ndërhyrë në debate, nuk kam ditur ta mbroj. Thjesht e dua shumë.

fifi

Fifi vendosi që të largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother Vip. Ajo ka treguar arsyet e vendimit para banorëve dhe ka thënë se ka nevojë të merret me veten.

“Banorë, unë kam marrë vendim të lë shtëpinë e Big Brother sot. Kam nevojë të merrem me veten time. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë. Nuk e kisha atë mundësinë që të flisja atë që vërtet e kam. Se nëse ju jeni munduar të më ruani mua edhe unë jam munduar t’ju ruajë ju krejtëve dhe në shumë raste nuk e kam dhënë mendimin tim ashtu si e kam. Dhe kam nevojë të dalë jashtë e të merrem me veten. Ju pres pas 50 ditëve”, tha Fifi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura