“Mu zhdukni prej këtu, ec, të gjithë”, zyrtari i policisë iu hakërrehet gazetarëve në Shkodër pas plagosjes së një gruaje në qytet (video)

Feb 6, 2020 | 10:00
SHPËRNDAJE

84304141_10217050338118645_6417914195269910528_o

Dy ngjarje të rënda ndodhën në Shkodër mbrëmjen e të mërkurës, ku një kalimtare e rastit u plagos nga plumbat në rrethana ende të paqarta, ndërsa tritoli tronditi dhe shkaktoi dëme të shumta në banesën e ish-basketbollistit të Vllaznisë, Nikolin Arraj.

Gazetarët e pranishëm jashtë komisariatit të Policisë në Shkodër janë përballur me një moment të pakëndshëm me një nga drejtuesit e policisë i cili iu ka kërkuar të largoheshin me fjalë të pahijshme.

“Mu zhdukni prej këtu, ec, mu zhdukni të gjithë”,dëgjohet që të thotë.

Një nga gazetarët që ka publikuar edhe pamjet shkruan në profilin e tij në Facebook:

“Ky eshte komunikimi i policise se shtetit dhe imazhi qe percjell nje drejtues i larte i kesaj strukture. “Mu zhdukni” jane fjalet qe ju drejtohet gazetareve dhe vartesve te tij. Ai paguhet me parate tona dhe i eshte besuar rendi e siguria por flet me nje zhargon qe ben pis uniformen dhe turperon shtetin. Te na rroje KÇK dhe OFL!”

84336984_10217050338598657_6915400093956833280_o

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura