“Mu lutën ta marrë vaksinën në Shqipëri, por u thashë jo!”, – Ramush Haradinaj tregon detaje nga vizita në Tiranë: Do pres deri sa…

Apr 7, 2021 | 15:45
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media të mbajtur sot zbuloi se e ka refuzuar marrjen e vaksinës anti-Covid në Shqipëri.

haradinaj-rama-780x439

Haradinaj thotë se do të presë derisa të vaksinohet 2/3 e popullit dhe pastaj ai do të marrë vaksinën.

A duhet me shku mjekët dhe mësuesit me u vaksinu në Shqipëri? Për këtë nuk kam asnjë opinion. Ashtu si vlerëson qeveria mendoj se kanë të drejtë. Ne duhet me siguri vaksinat në Kosovë. Unë nuk e kam marrë vaksinën. Kam qenë në Shqipëri, më kanë lut. A don me e marrë? Thashë jo. U thashë do pres deri kur të vaksinohet 2/3 e popullit pastaj du me e marr edhe unë. Unë nuk e shoh zgjidhje me shku mjekët e mësuesit atje me u vaksinu. Mendoj që duhet me kërku ndihmën e amerikanëve. Për faktin që Amerika ka një bazë ushtarake këtu, ata munden me e ndihmu Kosovën”, u shpreh Haradinaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura