“M’u hodh sipër e më zuri frymën, kam frikë se…”/ Arrestohet pas pesë ditësh 66 vjeçari që dhunoi të moshuarën në Gjirokastër

Sep 23, 2020 | 23:06
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar në prangat e policisë autori i dyshuar i dhunimit të një gruaje të moshuar në qytetin e Gjirokastrës.


Në pranga ka përfunduar K.Xh, banues në Palokastër të Gjirokastrës.

Më 18 shtator, ai akuzohet nga policia se dhunoi të moshuarën Pina Qano.

Gruaja tregoi se ka qenë ora 11:00 e natës kur në shtëpi iu fut dikush, qe ajo thotë se nuk e njihte, dhe me pas nisi ta dhunonte me grushte ne koke dhe ne pjese te trupit.

“Ishte ora 11 e natës, kur një person u fut në shtëpinë time. Nisi të më godasë në kokë me grushte e në trup. M’u hodh sipër e më zuri frymën. Nuk e njoh personin, por arrita të dalloj që ishte një burrë, i veshur me rroba të ashpra”- tregon mes dhimbjes ajo.

Me tej, ajo shton, se i ka thënë qe nuk ka asgjë për t’i dhënë, pasi ne banese ai nuk kishte se çfarë të vidhte.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në fshatin Palokastër, Gjirokastër, ku është dhunuar në banesën e saj shtetasja P. Q., u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për ndalimin e shtetasit K. Xh., 66 vjeç, banues në fshatin Palokastër, Gjieokastër.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura