“Mu dha fill me të parën”, pas deklaratës së Bujar Qamilit reagon për herë të parë Bleona Qereti (FOTO)

Oct 23, 2018 | 17:03
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e famshme Bleona Qereti ka publikuar pak ditë më parë projektin e saj më të ri muzikor “Monster”, i cili ka rezultuar tepër i suksesshëm.

Bleona është duke zhvilluar karrierën e saj në tregun ndërkombëtar.

bleona1

Ndërsa nga ana tjetër, këngëtari i njohur i muzikës popullore shkodrane, Bujar Qamili zbuloi teksa ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” se do vijë shumë shpejt në bashkëpunim me Bleona Qeretin.

bujar-qamili

Kur u pyet si ia mbushi mendjen Bleonës për duet, Bujari iu përgjigj me humor duke thënë: “M’u dha dhe fill me të parin. E kam shumë shoqe, e dua fort”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë këngëtarja. Ajo ka publikuar në “Instastory” një foto ku shfaqet së bashku me Bujarin dhe në të shkruan: “O superyll ku të duash, kur të duash, çfarë të duash”.

BUJAR BLEONA

Ndërkohë mbetet për tu parë nëse do vijë vërtetë një projekt nga dy artistët e njohur.

Panorama Plus 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura