MTV EMA bën bashkë Dua Lipën dhe Rita Orën, ja roli i dy këngëtareve shqiptare në eventin e madh

Oct 27, 2020 | 16:59
SHPËRNDAJE

MTV EMA’s ka bërë bashkë dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipën dhe Rita Orën.

Por cili do jetë roli i artisteve me famë botërore në eventin e madh?

Rita Ora do jetë prezantuese e MTV Europe Music Award që do mbahet më 9 nëntor.

Ajo ndau lajmin me ndjekësit në Instagram ku shkroi: “E emocionuar që do të prezantoj MTV EMA këtë vit.”

Ndërkohë shqiptarja tjetër, Dua Lipa është nominuar në tre kategori, atë të “Best Artist”, “Best Song” me Don’t Start Now dhe “Best Pop”.

Nominimet e MTV EMA kryesohen nga këngëtarja Lady Gaga, me 7 kategori.

Ndarja e çmimeve do të bëhet më 9 nëntor.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura