MSH publikon bilancin: Asnjë humbje jete nga Covid-19, ja sa raste të reja janë regjistruar

Nov 24, 2022 | 19:17
SHPËRNDAJE

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë nuk është shënuar asnjë humbje jete nga virusi Covid-19, ndërkohë që janë regjistruar 12 raste të reja nga 417 testime të kryera.

koronavirusi-infektivi-urgjenca

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim të specializuar 4 pacientë.

Lajm i mirë për sa i përket personave të shëruar, ku vetëm në 24-orët e fundit janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,419 që nga fillimi i epidemisë.

NJOFTIMI I MSH

24 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 417 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 3 qytetarë në Tiranë, Gjirokastër, 2 në Roskovec, nga 1 qytetarë në Kamëz, Rrogozhinë, Selenicë, Delvinë.

Janë 178 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,419 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 24 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 417

Testime totale 2,007,492
Raste pozitive 332,191
Raste të shëruara 328,419
Raste Aktive 178
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 145
Fier 11
Gjirokastër 11
Vlorë 3

Elbasan 2
Berat 2
Durrës 2
Shkodër 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura