MSH publikon bilancin: Asnjë humbje jete në 24-orë, ja sa raste të reja janë regjistruar

Dec 17, 2022 | 22:03
SHPËRNDAJE

 

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë nuk është shënuar asnjë humbje jete nga virusi Covid-19, ndërkohë që janë regjistruar 17 raste të reja nga 471 testime të kryera.

1592160713_infektiviurgjenca

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim të specializuar 3 pacientë.

Lajm i mirë për sa i përket personave të shëruar, ku vetëm në 24-orët e fundit janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni 17 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,730 që nga fillimi i epidemisë.

NJOFTIMI I MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 471 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në Bashkitë:

4 në Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Tiranë, Fier, nga 1 qytetarë në Pukë, Lezhë, Durrës, Lushnje, Mallakastër, Vlorë, Tepelenë.

Janë 214 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,730 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 17 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                17

Të shëruar në 24 orë             17

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       471

Testime totale                   2,015,067

Raste pozitive                      332,538

Raste të shëruara                  328,730

Raste Aktive                             214

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    151

Fier                           19

Durrës.                      10

Vlorë                         9

Lezhë.                        6

Gjirokastër                5

Berat.                        5

Elbasan.                   3

Shkodër                 3

Korçë.                       1

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura