Mrekulli në Angli…kryhet transplanti i parë i zemrës nga një dhurues i vdekur

Mar 27, 2015 | 20:40
SHPËRNDAJE

Për herë të parë në Evropë, një pacient iu nënshtrua një transplanti të zemrës nga një dhurues që nuk ishte gjallë, por nga një kufomë.

foto ilustruese e nje zemre

Ky është suksesi i spitalit Papworth në Britani të Madhe. Pacienti që u bë me zemër të re është një mashkull i moshës 60-vjeçare shkruan “Libero”.

Transplanti sipas mjekëve, u krye me sukses, dhe provoi se është e mundur që një zemër e vdekur, të riaktivizohet.

Sipas mjekëve anglezë, metoda mund të rrisë me një të katërtën transplantet e zemrës në Britani të Madhe.

Një rocedurë e ngjashme ndodh edhe në Itali, për një transplantim të mushkërive, marrë nga një donator zemra e të cilit ka ndalur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura