MPJ thërret ambasadoren greke: Ngjarja në Bularat hetohet vetëm nga prokuroria shqiptare

Oct 30, 2018 | 20:05
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani u thirr sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për ngjarjen e ndodhur në Bularat të dielën.

ministria-e-jashtme

Sipas Ministrisë së Jashtme, ambasadores iu komunikua pozicioni i qartë i autoriteteve shqiptare lidhur me çështjen në fjalë.

“Ambasadores iu theksua se ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria Shqiptare. Ky institucion është autoriteti i vetëm që në bazë të kushtetutës dhe legjislacionit penal shqiptar kryen hetim të pavarur për çdo vepër penale që ndodh në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme “përsëriti thirrjen për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të kësaj çështje, duke siguruar se Shqipëria është vend i sigurt e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura