Mozzik dhe Loredana prindër në moshën 23-vjeçare, historia e pazakontë e reperit me “gangsteren” e famshme në Zvicër

Aug 19, 2018 | 16:12
SHPËRNDAJE

Reperi i njohur 23-vjeçar Mozzik dhe e dashura e tij moshatare, Loredana Zefi, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, një lajm tashmë i konfirmuar nga vetë çifti. Ata janë në lidhje për më shumë se një vit, ndërkohë që këto kohë po jetojnë bashkë, që pas takimit të saj me familjen e reperit. Mediat publikuan madje foto të Loredanës me barkun e rrumbullakosur, pak kohë pasi ata qëndruan në heshtje, por nuk i mohuan lajmet se po sjellin në jetë një fëmijë.

mozzik loredana

Ishte vetë Loredana Zefi, e dashura e Mozzik, që i habiti të gjithë, teksa publikoi një foto në rrjetet sociale, ku duket qartë barku i rrumbullakosur. Për çiftin e njohur, kjo lidhje nuk është si gjithë të tjerat. Ata ia shprehin dashurinë njëritjetrit në forma të ndryshme, sidomos tani që Loredana i është futur muzikës me publikimin e këngës “Sonnenbrille”, një projekt që arriti të marrë mbi 11 milionë klikime në platformën “Youtube”. Nga stili që kanë, ata nuk janë çifti i zakonshëm, siç jemi mësuar të shohim në showbiz. Vetëm pak kohë më parë u përfolën për skena intime në makinë, ku nuk e fshihnin se janë të etur për njëritjetrin.

E nëse ka një gjë, për të cilën reperi Mozzik tërheq vëmendje, përveç muzikës, pa dyshim janë fotot provokuese që ai dhe e dashura postojnë pa ndroje në rrjetet sociale. Pasi Loredana Zefi, e dashura e Mozzik, publikuoi në llogarinë personale në “Instagram” një fotografi mjaft intime me reperin, vërshuan komentet, duke mos e cilësuar si “femrën e duhur” për Mozzik.

mozzik-780x439

LOREDANA ZEFI, KUSH ËSHTË “GANGSTERJA’ SHQIPTARE ME MIJËRA NDJEKËS NË ZVICËR

Loredana Zefi është tashmë e një vajzë e njohur jo vetëm për publikun shqiptar, por edhe për atë zviceran. Me stilin e saj prej “gangstereje”, 23-vjeçarja, e cila banon në Emmenbrücke të Luzernit, për një kohë të shkurtër ka arritur të ketë mijëra ndjekës në “Instagram”. Në një intervistë për gazetën zvicerane “20 Minuten”, Loredana rrëfeu se është 100 për qind shqiptare, edhe pse është e lindur dhe jeton në Zvicër. Ajo tregoi se si u bë e njohur për publikun.

Ndërsa kënga “Habibi” e reperit francez Maitre Gims dëgjohej në sfond, Zefi, ulur në makinë, e interpretonte në mënyrën e saj të veçantë. “Kjo video më hapi mua rrugën. Papritur, njerëzit më kanë njohur”, rrëfeu ajo për “20 minuta”. Loredana komentohet si vajza që u bën konkurrencë edhe modeleve më të njohura të Zvicrës. Ndonëse ka pak më shumë se një vit që ka hapur profil publik, shqiptarja ka aktualisht mijëra ndjekës. Zefi pëlqehet më së shumti nga rusët, gjermanët dhe shqiptarët në Zvicër. Me gjithë këtë sukses, ajo mbetet modeste.

mozzik-5

“E rëndësishme për mua është që të qëndroj me këmbë në tokë, ashtu edhe siç jam. Unë nuk do ta quaja veten si e famshme”, ka thënë ajo. Loredana është e njohur për “Beat” dhe tekste. Këtë, ajo thotë se e ka në gjak. Për publikun shqiptar, është bërë e njohur edhe nga lidhja e saj me reperin nga Ferizaj, Gramoz Aliun, që njihet si Mozzik. Deri tani, kur është pyetur nga mediat për raportin e saj me reperin, Zefi, si me shaka, ka thënë se e ka djalë halle. Por u bë pak kohë që ajo e ka pranuar lidhjen publikisht duke u shprehur se: “Muzika na lidh neve dhe na bën të argëtohemi”. Veshja e saj dhe mënyra e jetës, shpeshherë, kritikohen nga fansat duke mos e konsideruar si një “femër të duhur”, por Loredanën kjo gjë nuk e pengon.

“Më vjen mirë që disa nuk më shohin ashtu. Mendoj se vetëm i dashuri im dhe familja ime duhet të më shikojnë si një ‘femër të duhur’, ka pohuar ajo, duke shtuar se nuk i pëlqen t’u kundërvihet me fjalë fyese. “Nuk më pëlqen t’i fyej komentuesit. Për këtë arsye, më mirë të gjithë ata ‘hater’-s që kanë inate, i bllokoj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura