Moza Ahmeti bën “provokacija”, pozon kofshën gjysmë të zhveshur

Jun 29, 2015 | 12:12
SHPËRNDAJE

“Provokacija” quhet me humor një foto e hedhur në Facebook nga poetja Mimoza Ahmeti, edhe pse në fakt ngjan e tillë. Një këmbë e zhveshur deri lart, mjaft joshëse, e postuar nga ajo, hap dilemën nëse është e saj apo e ndonjë tjetre.


Por dilemën e shuan vetë Mimoza: “Fotoja është e saj”, duke nënkuptuar se fotografia vetëm sa është realizuar një femër, ndërsa kofsha është e Mozës.

Megjithatë, kurioziteti vijon se kush është femra para së cilës poetja ka ngritur fundin apo fustanin… Mimoza Ahmeti është një ndër emrat më të mirë të poezisë bashkëkohore shqipe, por që herë pas here bie në sy, jo vetëm nga vargjet.

Ka provuar të pikturojë, të këndojë, të bëhet deputete, biznesmene, fotografe etj, por edhe ‘opinioniste’ në reality showt, pavarësisht se e përfundoi para se ta nisë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura