MOVIOLA| Tirana-Bylis/ Jorgji, tjetër ndeshje për t’u harruar në Superiore

Jan 23, 2020 | 16:08
SHPËRNDAJE

Një tjetër gjykim për t’u harruar i ndërkombëtarit Enea Jorgji. Ai së bashku me ndihmësit e tij, Mahmuti dhe Ganxhi, nuk janë ngjitur në lartësinë e ndeshjes, pasi të tre golat janë në dyshim. Si fillim, Enea Jorgji gabon në minutën e 19-të me golin e Kalesë.

bylis

Goli i lojtarit të Tiranës duhej anuluar, sepse topi preket me dorë nga braziliani. Rregullorja e thotë qartë: Prekja me dojë është faull nëse e bën sulmuesi gabimin. Çmendet Dovedan që hyn në fushë dhe replikon me Jorgjin për një prekje të topit me dorë. Jorgji e përzë nga fusha, por nuk e ndëshkon me karton.

 

MINUTA E 64-t – Penallti për Bylisin. Peposhi merr krahun e majtë, futet në zonë, mundohet të pasojë në qendër, por topi ndalet nga Doka i shtrirë në tokë. Jorgji nuk heziton dhe penallti për Bylisin. Pamjet nuk është se janë 100 për qind të qarta, por mund të pranohet penalltia edhe pse te Tirana thonë “jo”.

bandicam 2020-01-22 18-31-50-124

MINUTA E 75-të – Mëllugja ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një faulli në dëm të Torasës. Elbasanasi nuk tregohet korrekt, sepse tregohet i drejtë me Mëllugjën, por nuk ndëshkon me të njëjtën monedhë Çelhakën. Këtij të fundit i fal një faull në pjesën e parë dhe nuk e ndëshkon me karton të verdhë. Me kartonin e tjetër në pjesën e dytë, lojtari i bardhebluve dilte nga loja ashtu si edhe Mëllugja.

momenti i dyshimte

MINUTAT 94-96 – Goxha shkakton një faull në dëm të Bathës. Ekzekuton po Batha, topi shkon në shtyllë, kthehet aty, Doka me kokë çon topin te Ngoja që e fut në portë, pasi sfera prek traun e portës, kthehet sërish, prek krahun e majtë të anglezit, Hidit dhe Goxhës dhe në rrëmujë e sipër ndalet në rrjetë. 2-1 për Tiranën. Miqtë kërkojnë në fillim që faulli i Goxhës nuk është, më pas pozicion jashtë loje, faull në favor të Bylisit. Pamjet filmike nuk janë të qarta. Mund të ketë një prekje me dorë të Ngosë, por jo pozicion jashtë loje apo faull. Gjithsesi, një rast i dyshimtë. Për t’u veçuar fakti se Dovedan protestoi për shtesën, që para se të shënohej goli i Ngosë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura