MOVIOLA| Luftëtari-Kukësi/ Gjykim skandaloz, Bastari ua mohon fitoren gjirokastritëve (VIDEO)

Jan 23, 2020 | 16:48
SHPËRNDAJE

Një gjykim skandaloz që na kthen disa vite pas. Luftëtari u vodh dje hapur ndaj Kukësit, teksa kryesori Erjon Bastari, në ndeshjen e tij të dytë që gjykon në elitë, e katranosi në Gjirokastër. 

bandicam 2020-01-22 14-51-31-292

Një pjesë të përgjegjësisë e kanë edhe anësorët Denis Rexha e Marjo Shazivari, që me veprimet apo mosveprimet e tyre, nuk e ndihmuan kryesorin. Luftëtarit iu mohua një gol krejtësisht i rregullt në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë një penallti neto. Më shumë se kaq nuk mund të dëmtosh një skuadër, që dje mund t’i rihapte shpresat për mbijetesë.

 RASTET

 6’ Limaj gjen të lirë Mustën në krahun e majtë në një aksion premtues, por anësori Shazivari ngre flamurin. Pamjet filmike tregojnë se ka gabuar, pasi Musta mbahej në lojë nga mbrojtësit bluzinj.

15’ Ndërhyrje horror në mesfushë e Teqjes ndaj Çelës, por gjyqtari Bastari e fal mbrojtësin e Kukësit, që meritonte pa diskutim të verdhë.

35’ Lika kroson në zonë dhe topi shkon te Qato, që gjuan me të majtën dhe shënon. Arbitri Bastari ngre dorën e djathtë dhe sinjalizon për gol të Luftëtarit, por pas tri sekondash, ndryshon mendim dhe bën me shenjë për goditje dënimi në favor të Kukësit. Pamjet filmike tregojnë se nuk ka as faull brenda zonës dhe as pozicion jashtë loje. Edhe pretendimi për largimin e topit pa kaluar vijën fatale nga mbrojtësi Obanor bie, pasi “sfera” e kishte kaluar vijën.


Anësori Rexha nuk e ka ngritur flamurin për pozicion jashtë loje, ndërsa kryesori u fut në kolaps. Një gafë trashanike dhe për më tepër në një aksion ku lojtarët që ishin në zonë nuk patën asnjë përplasje, por thjesht dueluan në ajër dhe “sfera” shkoi te Qato, që nuk ishte pjesë e këtyre futbollistëve të cilët luftuan për topin. Një gol krejtësisht i rregullt.

 56’ Lika futet në zonë dhe driblon Mustën, i cili i ndërhyn në mënyrë të gabuar, i painteresuar për topin. Arbitri vazhdon lojën dhe nuk akordon penallti. Në vijimin e aksionit, Dragoshi shërben në qendër, aty ku portieri Xhika bën një ndërhyrje brutale ndaj Açkës. Për habinë e të gjithëve, Bastari jep faull në favor të portierit, në një kohë që duhet të akordonte penallti për Luftëtarin. E pafalshme…

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura