Moviola Laçi-Partizani/ Ja pse ishte penallti rasti i Malës

Sep 17, 2018 | 23:23
SHPËRNDAJE

Partizanit iu mohua një penallti në transfertën e Laçit, gjë e cila u vërtetua më pas edhe nga përsëritjet e pamjeve filmike. Në minutën e pestë të ndeshjes, Esat Mala merr një top brenda zonës nga Asani dhe në momentin që po bëhej gati të godiste “sferën”, Lushkja i ndërhyn me këmbën hapur nga prapa, duke e rrëzuar në fushë. Gjyqtari vijon lojën, duke mos akorduar penallti, përpos kontestimeve të të kuqve.

Mala

Ndërhyrja pa top e Lushkjes ndaj Malës, që po mundohej të gjuante pranë zonës së vogël, ishte një episod që nuk duhet të diskutohej nga trupa gjykuese. Arsyet pse duhej dhënë penallti janë se ndaj Malës ka ndërhyrje nga prapa, ku duket qartë se Lushkja i vjen me vrull nga pas dhe ndërhyrja e tij është në trupin e lojtarit, pasi topi ndodhej para mesfushorit të kuq.

PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura