Moviola Kukësi-Kamza/ Vendasit pretendojnë për 11-metërsh, Jorgji vazhdon lojën (VIDEO)

Feb 11, 2018 | 15:04
SHPËRNDAJE

Takimi i djeshëm mes Kukësit dhe Kamzës ka pasur një moment në kufijtë e penalltisë. Gjatë një aksioni në zonën e Kamzës, lojtarët vendës në fushën e lojës kanë pretenduar për mosakordimin e një faulli dhe për pasojë, një penallti të paakorduar sipas tyre.

kukesi rasti penallti

Në minutën e 17-të, pas një krosimi në qendër të zonës së Kamzës, Guri, në tentativë për të mbërritur topin, pëson një tërheqje nga pas nga ana e Lelis dhe rrëzohet në zonë. Pavarësisht protestave dhe kërkesave nga futbollistët e Kukësit, kryesori Jorgji ka vijuar lojën e rregullt për një moment shumë të diskutueshëm.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura