Moviola Flamurtari-Luftëtari/ Jorgji është perfekt, anësori bën gabim trashanik

Mar 2, 2018 | 17:51
SHPËRNDAJE

Tri ishin rastet për moviolë në ndeshjen e djeshme mes Flamurtarit dhe Luftëtarit. Në minutën e 10-të ka një aksion të bukur me një takim të Luftëtarit. Shkurtaj ul mirë për Bregun, që shërben Abazajn në të djathtë, i cili del i vetëm përballë portierit, por anësori Ganxhi ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Nga pamjet filmike duket qartë që është një pozicion i rregullt, madje me disa metra.

Flamurtar-Luftetari

Gabim skandaloz i anësorit. Në minutën e 31-të, krosim nga e djathta në zonën e Luftëtarit dhe pas një devijimi të lehtë me kokë, sfera përfundon aksidentalisht te dora e Jakovljeviç, që e ka të ngjitur me trupin.

Gjyqtari Enea Jorgji, që ka një pamje shumë të pastër dhe është pranë aksionit, vepron drejt duke mos akorduar penallti. Arbitri kryesor Enea Jorgji bëri një gjykim shumë të mirë në takimin e djeshëm.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura