Moviola e Vllaznia-Partizani/ Ndeshja pa raste të dyshimta, arbitri s’ka nevojë për VAR (VIDEO)

Dec 9, 2021 | 8:50
SHPËRNDAJE

Kjo ndeshje në tërësi ishte korrekte për sa i përket gjykimit, teksa ra në sy fakti që arbitri Florjan Lata nuk e pati asnjëherë nevojën për të shqyrtuar ndonjë rast në VAR, megjithëse dha edhe një karton të kuq.

VR

“Panorama Sport” ju sjell disa nga episodet e kësaj ndeshjeje.

Minuta e 57-të – Dyshohet për prekje me dorë të Belicës në zonën e Partizanit, pamjet nuk janë të qarta, por fakti që mbrojtësi e ka prekur fillimisht me kokë e më pas me dorë e bën të drejtë vendimin e gjyqtarit për të vazhduar lojën, siç e parashikon rregullorja në këtë rast.

MINUTA E 66-TË – Ardit Krymi, ndal me dorë në mënyrë të paqëllimshme, i painteresuar për topin, Tedi Carën në kufijtë e zonës së rreptësisë së Vllaznisë. Sulmuesi i Partizanit po vraponte i vetëm drejt portës dhe ai pengim u konsiderua menjëherë i kuq nga gjyqtari, me të drejtë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura