MOVIOLA/ Dyshime për një penallti në favor të Partizanit dhe një i kuq i munguar për Tiranën, ja ku gaboi Xhaja

| 8:28
SHPËRNDAJE

Dy penallti të sakta të akorduara në favor të Tiranës dhe një shumë e dyshimtë e padhënë për Partizanin. Gjithashtu një karton i kuq i munguar për Idriz Bathën dhe disa faulle taktike të pandëshkuara. Derbi iu besua kryesorit Juxhin Xhaja, që u mundua të ishte në nivelin e ndeshjes, por gjithsesi në disa raste nuk tregoi autoritetin e duhur.88136092_2516571618598945_100892548469358592_o

RASTET

1′ Hakaj kroson në zonë, aty ku Çinari gjuan me të majtën, por Vangjeli e devijon topin me dorë në këndore. Dyshime për penallti në favor të Partizanit, por pamjet filmike nuk janë të qarta. Në limitet e një 11- metërshi, por kryesori ishte i bindur se nuk kemi të bëjmë me penallti, duke interpretuar prekjen e Vangjelit si të pavullnetshme.

6′ Kale kroson në zonë, Hoxha del në mënyrë të gabuar, por aty nuk përfiton as Kobinah dhe as Ngo. Në fakt, Kobinah rrëzohet në momentin që kërkon të godasë. Pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me simulim të ganezit, Xhaja vepron drejt duke vazhduar lojën.

9′ Batha i vë duart në fyt Melos në mesfushë. Xhaja nuk reagon, ndërsa as arbitri i katërt, Doda, nuk e sinjalizon për gjestin antisportiv të lojtarit të Tiranës. Duhej dhënë karton i kuq për Bathën.

13′-14′ Torasa del i vetëm brenda zonës me Hoxhën dhe pasi ndien dorën e zgjatur të Bitrit, rrëzohet. Penallti dhe karton i kuq për Bitrin. Vendim i drejtë i kryesorit, pasi mbrojtësi i Partizanit nuk ishte i interesuar për topin, duke i hequr mundësinë e golit Torasës.

17′-18′ Kale i vidhet Idrizajt dhe më pas futet në zonë, por aty është Telushi që ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj brazilianit. Arbitri akordon 11-metërsh për Tiranën, vendim i drejtë i Xhajës.87609675_2516522048603902_2298261043316523008_o

40′ Ngo godet me këmbën e djathtë në kokë në rënie e sipër Bilalin. Arbitri e kalon me këshillim, duke e arsyetuar si goditje të paqëllimshme. Mirëpo, duhej të ndëshkonte me të verdhë sulmuesin.

43′ Çinari driblon Bathën, që bën një faull taktik në mesfushë, duke i hequr mundësinë e një kundërsulmi premtues Partizanit. Mungon kartoni i verdhë për Bathën. Në këtë rast Xhaja vendosi në bënte teorinë e kompensimit, pasi 10 minuta më parë Broja kishte penguar Kalenë, por nuk ishte ndëshkuar me të verdhë.

48′ Roveshatë e Kobinah, që del huq dhe topi shkon te Ngo, por pret Hoxha. Anësori Çokaj jep pozicion jashtë loje për sulmuesin. Vendim i saktë, pasi në momentin që topi shkoi te Ngo, ky i fundit ishte më i avancuar.

88′ Ndërhyrje horror e Torasës me takat e ngritura ndaj Idrizajt. Xhaja i nxjerr direkt të kuq, duke marrë vendim të drejtë.

ft

PANORAMASPORT.AL

 

 

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.