Moviola/ Bylis kundër Allës, arbitri nuk akordon penallti të pastër me Teutën

Jan 27, 2020 | 23:27
SHPËRNDAJE

Teuta-Bylis nuk i shpëton moviolës. Laver Alla nën asistentët e Ilir Tartarit dhe Devis Korreshit, po e menaxhonte mirë lojën, por deri në të 64-ën minutë. Mjafton një gabim trashanik, që të ndikonte edhe në rezultat. Bylisit iu mohua një penallti sade, që mund të sillte edhe barazimin e ndeshjes. Veç kryesorit, “fatura” për këtë rast i takon asistentit të parë nga Kolegjiumi i Fierit.

Bylis

14′ – Kundërsulm i Bylisit, Hadroji driblon në afërsi të zonës Hoxhën, por ky i fundit e pengon. Gjyqtari Alla nuk jep faull dhe gabon, pasi Hoxha nuk ishte i interesuar për topin.

28′ – Kuro del shpejt nga e majta dhe shërben në zonë për Gomes, por para se afrikani të shënonte, ishte vërshëllyer për pozicion jashtë loje. Vendim i saktë i anësorit.

45+1′ – Peposhi nis një top në zonë nga e majta, Shkalla kërcen dhe gjuan me kokë, por është Frashëri që e kontrollon pa kaluar vijën fatale. Te Bylisi pretendojnë se e ka kaluar vijën, por pamjet filmike dëshmojnë të kundërtën.

64′ – Todorovski ndal topin me bërryl, pas një gjuajtjeje nga e djathta prej Ndrecës. Kërkohet penallti, por Alla jep vetëm këndore. Vendim totalisht i gabuar, pasi dora e mesfushorit të zhvendosur në mbrojtje ishte e hapur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura