Mourinho i përgjigjet gruas së Benitez: Mos u merr me mua, kujdesu për dietën e burrit

Jul 29, 2015 | 10:16
SHPËRNDAJE

“Në qoftë se ajo do kujdeset për dietën e burrit të saj, nuk do të ketë shumë kohë për të folur për mua”.

Kështu i është përgjigjur bosi i Chelsea gruas së Benitez e cila tha për mediat spanjolle se burri i saj “pastron rrëmujërat e lënë pas nga Mourinho”.

Jose Mourinho
Jose Mourinho
Bashkëshortja e ish-trajnerit të Napolit fajësoi trajnerin portugez për gjendjen në të cilën ndodhen “Los Merengues”.

“Im shoq pastron rrëmujërat e lënë pas nga Mourinho”, tha ajo duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të trajnerit të Chelsea-t.

“Mendoj që nëse zonja në fjalë do të merrej me shumë me dietën e bashkëshortit të saj, nuk do të kishte kohë për të folur për mua”, deklaroi Mou.

Në tre raste, Rafael Benitez ka marrë detyrën e trajnerit në pankinat ku më parë ka shkelur Jose Mourinho, i cili është larguar si i shkarkuar ose i dorëhequr.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura