Motrat trinjake identike martohen në një ditë, ngatërrojnë bashkëshortët e tyre

Apr 2, 2015 | 10:54
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Tre motra trinjake identike kanë vendosur të martohen në një ditë në të njëjtën ceremoni.

Rafaela, Rochele, Tagiane nga Brazili kanë habitur të gjithë të ftuarit kur janë shfaqur dore për dore teksa shkonin në altar, afër burrave të tyre të ardhshëm.

29- vjeçaret kanë kanë veshur fustane njësoj, kanë bërë të njëjtin model flokësh dhe një make up identik në ditën e tyre të rëndësishme.

Vetëm ngjyra e buqetës me lule ka bërë që edhe vetë bashkëshortët të mos i ngatërrojnë nuset e tyre.

Edhe dhëndrat Rafael, Gabriel dhe Eduardo kanë rrëfyer se janë bërë konfuzë kur tre vajzat janë shfaqur në kishë pasi ato nuk dallonin nga njëra-tjetra.

Ralaef i cili është martuar me Rafaelen kujton një çast sikleti.

“Njëherë ishim në kuzhinë duke bërë darkën. Ishin Rafaela dhe Rochele duke gatuar. Për një moment u ngatërrova dhe kapa nga mbrapa Rochelen (gruan e Gabriel). Ishte e turpshme”-ka thënë ai.

“Oh po, unë  e dija cila ishte gruaja ime. Sigurisht ajo ishte më e bukura”-ka thënë Eduardo për gruan e tij Tagiane.

Prindërit e vajzave, Pedro dhe Salete të cilët kanë edhe një vajzë tjetër Liziele tregojnë që për ta ka qënë bekim lindja e trinjakeve pasi ato kanë qënë të shëndetshme dhe të bukura.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura