Motrat Ndoci: Sa mirë që s’kanë bërë prindërit një fëmijë tjetër, do i kishin lënë të tjerët pa punë

Oct 21, 2019 | 20:12
SHPËRNDAJE

Në programin “Rudina” në Tv Klan kanë qenë të ftuara dy motra, Rita dhe Juli Ndoci, që jo vetëm kanë ngjashmëri fizike, por edhe thuajse dhe pasionet dhe profesionet i kanë të njëjta. Ato vijnë nga Shkodra, nga një familje artistësh dhe mjafton të përmendim vëllain e tyre Frederik Ndoci.. Ata i kemi parë të këndojnë së bashku në festivalet para viteve `90, ku dhe sot sa here që rikthehen në skenë duartrokiten po më të njëjtën dashuri, pasi kanë ditur gjithmonë të bëjnë për vete publikun.

Në studio ato kanë rrëfyer jetën larg Shqipërisë dhe nostalgjinë për festivalet dhe jetën artistike por edhe për të folur për festivalin “Luleborë” që do të organizohet në Shkodër.

Në vitin 1983, Rita mori pjesë në festivalin e Folklorit Kombëtar të Gjirokastrës ku u vlerësua me çmimin e parë. Ndryshimi në pamje duket i madh, aq sa askush s’ka mundur ta njohë kur u ngjit në skenë.

Rita Ndoci: E para, kam qenë 20 vjeçe dhe e dyta vetullat si çorape leshi. Vetëm buzët e lyera po më të thjeshtat e botës sepse përballë ishte e gjithë qeveria dhe hmmm… Atë ditë kam marrë çmimin ‘këngëtarja më e mirë e vitit’, këngëtarja e jares shkodrane që sigurisht është nga më të vështirat. Edhe pastaj, aty kam marrë sigurisht spunton dhe vulën si artiste edhe për qytetin dhe për të gjitha zhanerat. Aty jam vërtet 20 vjeçe dhe është kostumi katolik i Shkodrës, i zonjave shkodrane. Natën e parë kur kemi mbërritur në Gjirokastër na ndanin në familje dhe unë isha me kostumin e veshur dhe kishin shtruar darkën dhe ishim lart dhe unë iu thashë nuk zbres poshtë pa u larë. Shkoj lart, heq rrobat, rregullohem dhe vesh fustanin tim. Kur zbres poshtë më thotë zonja e shtëpisë: Ku vajti Rita.. Po i thashë, po unë Rita jam.. Wow po ti qenke peronkë.. Ta dish ti i thashë që janë 35 gjëra nën të. Kur ka ardhur lart dhe ka parë grumbullin e rrobave.. Jo tha, unë nuk do të kisha njohur më.

Rudina Magjistari: Kjo ka qenë hera jote e parë në skenë?

Rita Ndoci: Kjo është hera e parë që kam dalë në skenë për të më njohur gjithë Shqipëria. Sepse në Shkodër kam qenë e zgjedhur, e përkëdhelur.

Rudina Magjistari: Siç Juli e ka patur tek “Toka e Dielli”. Në atë kohë, Rita ishte në kulmin e vetë dhe kur doli Juli thoshin që ka dalë një motër tjetër e Frederikut, që është po aq e zonja, po aq e talentuar sa Rita.

Juli Ndoci: Shyqyr që s’kanë bërë prindërit edhe një fëmijë tjetër se do i kishin lënë të tjerët pa punë (qesh).

Në vitin 1989, Juli Ndoci së bashku me Frederikun dhe Manjola Nallbanin morën pjesë në festivalin e RTSH me këngën “Toka e Dielli” dhe fituan çmimin e parë. Në vitin 2009 me grupin “Goja Mars” në festivalin CREOLE në Hamburg kanë fituar çmimin e parë. Rita Ndoci ka marrë pjesë në skeçe të ndryshme. Bëhet fjalë për komedinë e famshme “Njeriu pa emër” ose siç njihet ndryshe “Kunati i shokut Xhemal” në rolin e mësuese Lilit.

Rita dhe Juli Ndoci janë larguar nga Shqipëria në vitin 1991 drejt Gjermanisë. Rita Ndoci është e martuar me Christian Vaulont dhe ka një djalë 14 vjec të quajtur Richard. Ajo punon si përkthyese, por ka dhe një biznes të saj.

Ndërsa Juli është e martur me Oliveri Dressel dhe ka dy vajza; Dorelën 20 vjeç dhe Jolindën 9 vjeç. Juli prej vitesh tashmë është përkthyese në Gjermani e gjuhëve gjermanisht, italisht, shqip dhe anglisht. Që prej vitit 2006, Juli është moderatore në një radio lokale në Gjermani “Tonkuhle”. Gjithashtu Juli ka pasion shumë fotografinë, rrobaqepësinë dhe të kujdeset për kopshtin, lulet. Ajo madje ka një kopësht shumë të bukur me shume lule dhe trëndafila. /tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura