Motra modele e Dren & Art Abazit i hyn moderimit, i besohet emisioni me 12 personazhe të famshëm

Apr 26, 2018 | 15:43
SHPËRNDAJE

Së fundi, qarkulloi lajmi se Angela Martini do të kthehet në Shqipëri për të moderuar një emision të ri në “Top Channel” me persona të famshëm, që bëjnë karrierë jashtë vendit.

Por e vërteta është që Angela do të jetë vetëm një nga 12 të ftuarat VIP, personazhe shqiptare që kanë bërë karrierë nëpër botë, pasi programi do të prezantohet nga modelja kosovare, Rina Abazi, e cila është motra modele e dy këngëtarëve të njohur, Dren dhe Art Abazi.

Lajmin e bëri të ditur për “Panorama Plus” producenti i projektit, fotografi i njohur Artan Korenica. Programi pritet të nisë shpejt me titull “Top of The Top”. E ftuar në këtë format të ri me 12 seri, do të jetë edhe modelja, Emina Cunmulaj, e cila për momentin jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e plotë e lexoni në: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/motra-modele-e-dren-art-abazit-i-hyn-moderimit-i-besohet-emisioni-me-12-personazhe-te-famshem/ 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura