Motra e të arrestuarit replikon me Berishën: Erogen Brajoviç u fotografua me Veliajn në dasmën time

Sep 7, 2018 | 12:11
SHPËRNDAJE

Sali Berisha ka publikuar në Facebook foton e një prej të arrestuarve në Shkodër. Sipas tij, ai është mik me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

“Erogen Brajoviç, i arrestuar dje ne Shkoder mik per koke i Lal Plehut!”, ishte ky postimi i shkruar nga Berisha.

41078773_1109466602547579_5876641122180136960_n

Por menjëherë ka reaguar në statusin e Berishës motra e Brajoviç, Borana Spiro, e cila përgënjeshtron ish- kryeministrin, duke deklaruar se ai nuk ka qënë dhe as është mik me Erion Veliajn, por ka qënë në momentin e celebrimit të saj në martesë.

7b1d29b3-d40c-47e6-b93f-fceb6d570919

“Kjo foto është në ceremoninë martesore timen. Dhe nuk e kuptoj me çfarë të drejte e poston. Kjo është 1 ndër 1 milionë gënjeshtra që bën përditë. Lërë politikën e të shpëtojë populli shqiptar se e mbyte me intriga dhe rrena. Erogeni nuk është ai që thonë mediat por një familjar dhe njeri i qetë, nuk përzihet në krime. Turp të të vijë, je kancer i shqiptarëve”, shkruan Borana Spiro, motra e të arrestuarit.

733b0171-141e-4250-bff2-71fd078697a9

Erogen Brajoviç, i arrestuar dy ditë më parë në Shkodër pas vrasjeve të njëpasnjëshme të ndodhura në këtë qytet, është djali i ish-futbollistit të njohur të Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare, Millan Vaso Brajoviç.

2bc4b219-5fee-4887-9ef4-d0a8f7e19123 1192429e-3d32-4ee1-8229-4d72d0778c1e

b4c28988-8937-44e9-9541-727c5e468692

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura