Motra e Haklajve thyen heshtjen: Si lindi hasmëria jonë me fisin Hoxha dhe përplasja me Berishën

Jul 18, 2018 | 19:44
SHPËRNDAJE

Zylfije Haklaj motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt të vrarë në Tropojë thyen heshtjen duke dhënë një intervistë për “Shqiptarja.com”. Një rrëfim i dorës së parë nga një dëshmitare e rëndësishme e ngjarjeve të pas viteve në 90 në Tropojë ku mpleksja e politikës dhe interesave për pushtet prodhoi 200 viktima.

Që prej vitit 2002 kur Zylfije Haklaj sëbashku me familjen emigruan në Suedi ajo asnjëherë nuk ka pranuar të rrëfej se çfarë ajo di, jo vetëm për vrasjen e katër vëllezërve, por edhe për kulisat politike të atyre viteve të cilat përgjakën jo vetëm fisin e Haklajve, por edhe qindra persona të tjetë. Në këtë rrëfim të parë dhe të paprecedentë pas 16 vite heshtje, Zylfije Haklaj bën fajtor për vrasjen e vëllezërve të saj dhe për gjakun e derdhur në Tropojë vetëm një person, ish presidentit dhe kryeministrin Sali Berisha, për të cilin thotë se të gjitha vrasjet kishin një dhe vetëm një motiv. Marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht. Sipas saj veprimet e Berishës janë mesjetare të ndodhura në kohë moderne.

1531854309_shitahaklaj

E pyetur se çfarë ka ndodhur në Tropojë që brenda pak vitesh u vranë rreth 200 persona, Haklaj shprehet se “Ajo që ka ndodhur në Tropojë, është sa e dhimbshme po aq edhe tragjike. Është mëse e vertete që shumë tropojanë janë vrarë ku thuhet se numri i tyre është rreth 200 persona. Por vallë pse aq shumë tropojanë ku numri i banorëve atje është i vogël. Kush është shkaku i këtyre vrasjeve në një qytet kaq të vogël?. Kush e hodhi gurin dhe e fshehu dorën? Kush përfitoi nga këto vrasje? Kush përçau dhe sundoi? Të zbardhen të gjitha vrasjet në Tropojë dhe të gjendet arsyeja e vrasjes së bijëve tanë. Saliu e ka vrarë Tropojën dhe i ka përdorur vrasjet për pushtetin dhe interesat e tij karrieriste dhe private. Por edhe Drejtësia shqiptare nuk duhet të drejtohet nga politika, por të zbatojë ligjin dhe njerëzit të jenë të barabartë para ligjit. Për të dashurit tanë të vrarë nuk ka asnjë të akuzuar dhe asnjë të dyshuar apo të dënuar. Kurse ne të mbijetuarit e familjes tonë jemi të akuzuar dhe të dënuar në mungesë dhe të kërkuar edhe nga Interpoli”.

Zylfie Haklaj thtoë se fillimi i konfliktit të fisit të saj me Sali Berishën, në atë kohë President i vendit, ishte në vitin 1997. Ajo thotë se Berisha donte hidhte në luftë Veriun kundër Jugut dhe i vëllai, Fatmir Haklaj, në atë kohë Kryetar i Komitetit të Shpëtimit të Tropojës, e refuzoi thirrjen e kreut të shtetit.

“Në këto rrethana Saliu duke parë se pushteti po i rrezikohej kërkon mbeshtetje njerëzore nga veriu i Shqipërisë dhe pikërisht nga Tropoja. Qëllimi i Saliut ishte të përdorte veriun kundër jugut për të realizuar qëllimet e tij të mbrapshta. Në këtë kohë kryetar i Komitetit të Shpëtimit në Tropojë ishte vëllai ynë Fatmir Haklaj, i cili nuk iu përgjigj thirrjes së Saliut, që në atë periudhë ishte ende president i vendit. Fatmiri shprehej se: ”… në qoftëse kanoset siguria kombëtare nga pushtuesit e huaj ne do të jemi të gatshëm në çdo kohë…”. Dhe këtu mendojmë ne është momenti ku Saliu ka arritur në përfundimin se ne duhet të zhdukemi nga faqja e dheut, ku lufta e tij vazhdon ndaj familjes tonë edhe në ditët e sotme”.

Burimi: Shqiptarja.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura