Motra e Haklajve rrëfen vrasjen e Azem Hajdarit: E vërteta e ngjarjes së 12 shtatorit

Jul 19, 2018 | 21:30
SHPËRNDAJE

Zylfije Haklaj, motra e 4 vëllezërve Haklaj ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për gazetën Shqiptarja.com vrasjen e Azem Hajdarit.

Zylfie dhe Fatmir Haklaj
Zylfie dhe Fatmir Haklaj

Ajo i rikthehet ngjarjes së mbrëmjes së 12 shtatorit 1998, për të cilën thotë se “Më datën 12 shtator 1998, Fatmiri kishte shkuar në Tiranë siç ishte e lirë për të gjithë për të udhëtuar për Tiranë, por për çudi shumë diskutohet pse Fatmiri, ka shkuar në Tiranë. A mund të shtrohet pytja përse ata kanë shkuar në Tiranë, ku Tirana është e të gjithëve dhe oborri i PD, u përket edhe njerëzve që guxojnë të mendojnë ndryshe. Fatmiri nuk i ka shkuar Azemit tek banesa e tij dhe as në zyrën e tij, përse duhej të dilte deputeti së bashku me badigardët e tij në oborrin e PD, për të verifikuar kalimtarët ose njerëzit që ishin shfaqur në oborrin e PD”.

Sipas motrës së Hakljave “Pse nuk lind pyetja përse Azemi i provokoi kalimtarët ose njerëzit e shfaqur në oborrin e PD duke shkuar drejt njerëzve me pistoletë në dorë dhe i shoqëruar edhe me dy bodigardë, të cilët ishin edhe të armatosur me armë automatike. Kur një njeri vjen drejt teje me pistoletë në dorë dhe i shoqëruar edhe me njerëz të tjerë të armatosur, nuk e di se si mund të veprojë njeriu në rrethana të tilla, veçse të vetëmbrohet, sepse vetëmbrojtja vjen shpesh herë edhe instinktivisht si diçka e lindur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura