Motra e Fisnikut: Niku po respekton vendimin që do të marrë Tea me Veselin

May 3, 2015 | 14:38
SHPËRNDAJE


Oratoria dhe aftësia për të kontrolluar emocionet janë armët e Fisnikut të “BB 8”. Në një lojë si “Big Brother” ndodh që dikush të hyjë vetëm dhe të dalë çift, apo të bëhet çift e të dalë i vetëm, pasi historia nis e mbyllet brenda shtëpisë. Por lidhja e Fisnikut me Tean e ka lënë në pritje publikun, që pas hyrjes në lojën e “BB” të Veselit nga Kosova. Cilin prej tyre do të zgjedhë Tea, përderisa Fisniku ka pohuar se s’e ka ndier ende në ajër atë dashurinë e fortë? Për të mësuar më shumë rreth karakterit, strategjive dhe ambicieve që ai ka pas lojës, flet për gazetën “Panorama” e motra, Emirjeta.  
Sa afër tij je në jetë? Ia di sekretet dhe ç’mund të na zbulosh ndonjë të tillë?
Jemi shumë të lidhur. Tatuazhi i tij ka disa shkronja, të cilat personifikojnë secila dashuritë e mëdha të jetës së tij.
Kush është Fisniku jashtë shtëpisë së “BB8”?
Niku është djalë i shkathët, inteligjent, shumë i shoqërueshem dhe i humorit. I pëlqen kërcimi dhe është i zoti të krijojë atmosferë të gëzueshme, kudo që gjen rast. Ai e psikologjis gjendjen shpirtërore të njerëzve shumë mirë dhe di gjithmonë të të ngrejë humorin. Në fund të një bisede me të ndihesh kurdoherë mirë.
Protagonizmi i tij ka arritur një moment të mirë edhe për shkak të lidhjes me Tean. Është ajo tipi i duhur për Fisnikun?
Po. Ajo ka qejf ta dëgjojë Nikun kur flet. Mendoj se është tipi i duhur.
Në fillim ai u shpreh se ajo është si droga, pra që të lë të kuptosh se ka krijuar varësi prej saj. Ishin fjalë të ndjera?
Po, sepse Tea është vajzë e bukur.
A thua se kjo është thjesht tërheqje fizike atëherë?
Tërheqjen më të madhe mendoj e kanë ndier në karakteret e tyre, ku gjejnë shumë përputhshmëri.
Bëri përshtypje sjellja e tij prej indiferenti, kur Tea po i kërkonte sqarim. Ai po luan në këtë rast apo kjo është sjellja e tij e zakonshme me vajzat?
Nuk është kjo sjellja e tij me vajzat. Nuk po luan, por po respekton vendimin që do të marrë Tea në lidhje me Veselin.
Po, por në dhomën e rrëfimit ai deklaroi se nuk bëhej fjalë për dashuri mes tij dhe Teas…
Po, sepse për mua nuk ka dashuri, ka pëlqim, me sa e njoh.
E krahasoi ndjesinë për Tean në 4-5 histori të forta dashurie, që tha se i kishte përjetuar më parë. Çfarë mund të zbulosh për ish-të dashurat e tij?
Nga lidhjet që ai ka pasur, unë kam njohur dy prej tyre, dhe ndarja me to ka qenë me mirëkuptim. Sot e kësaj dite ata janë ende miq.
Është Niku djali i keq me vajzat, i bën të vuajnë apo ka ndodhur që edhe e kanë lënë?
Përderisa është mik me to pas ndarjes, kjo tregon se nuk është i keq.
Sa gjasa ka që të krijojë lidhje të konsoliduar me Tean, në jetën pas lojës?
Me sa kuptoj unë edhe mund të lidhen, meqenëse ata të dy po njihen kaq mirë. Dhe Tea është një vajzë e zgjuar.
Me cilin konkurrent të duket se është në rivalitet të fortë, dhe e sheh si favorit kryesor për të fituar “BB8”?
Të gjithë aty brenda janë rivalë. Sigurisht që e shoh si favorit për të fituar.
Pse duhet ta fitojë pikërisht Niku këtë “Big Brother”?
Sepse është më i zgjuari, më i edukuari, më i respektuari. Di të bëjë lojë, di të debatojë, di të dëgjojë të tjerët, të përmbajë veten, të kërkojë falje. Mendoj se të gjitha këto cilësi i zotëron një fitues në jetë dhe besoj se ai është një shembull i mirë për të qenë fitues i “Big Brother”.
Cila është pika e tij më e fortë si lojtar, po më e dobët?
Pika e fortë është debati, pika e dobët është Tea.
Paratë për disa lojtarë të “BB” janë qëllim në vetvete, por për të tjerë fama vlen më shumë. Me çfarë synimi ka hyrë ai në “BB”?
Niku u fut në “BB” për të bërë një ndryshim të madh në jetën e tij. Ëndrra që ka është të ketë një “talk show” në tv.
Në ç’fusha është më i talentuar?
Në oratori dhe kërcim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura