Motra e Fatjonit: Jam pro skenave me pullë të kuqe

May 23, 2015 | 15:09
SHPËRNDAJE

“Kur të fillojë seksi me Xhensilën, ndërroni kanalin”

Fatjoni dhe Xhensila janë çifti i parë në tetë vite histori të “Big Brother”, që seksin në shtëpi e kanë kthyer më shumë në ekzibicionizëm për t’u identifikuar me të, sesa si diçka që ndodh krejt spontanisht. Për skenat e tyrë me pullë të kuqe në ekran, duke nisur nga dushi e deri te pishina, ata nuk kanë marrë aspak mbështetjen e publikut jashtë. Në rrjetet sociale janë etiketuar si “çift i degjeneruar”, dhe të papërgjegjshëm për të ruajtuar etikën, meqë intimiteti i tyre transmetohet në ekran. Po si e ka pritur famija e Fatjon Hysenbellit këtë sjellje të tij? Për këtë flet për “Panorama” motra e lojtarit më të përfolur të “BB8”, Anisa.
 Si po të duket Fatjoni deri tani, e sheh si protagonistin më ekspresiv të lojës në shtëpinë e “Big Brothër 8”?
Për mendimin tim, Fatjoni është kryefjala e çdo debati apo diskutimi, që zhvillohet gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e “Big Brother”. Më pëlqen shumë loja që ka bërë dhe po bën, shpresoj të vazhdojë kështu, në mënyrë që ta shohim në finale e, pse jo, edhe fitues.
Si po të duket Xhensila, kupton ndjenjë tek ajo ndaj vëllait tënd? Po Fatjoni sa seriozisht e ka marrë këtë histori?
E njoh mirë tim vëlla dhe, nëse s’do të kishte ndjenjë, jam shumë e sigurt që asgjë mes tyre s’do kishte ndodhur. Pëlqim mes tyre ka dhe Fatjoni ka treguar përkushtim ndaj Xhensilës që në fillim të “BB”. Mua më pëlqejnë shumë së bashku.

Gjatë lojës ai ka shfaqur ego mashkullore e shenja xhelozie. Është Fatjoni tip që bie kokë e këmbë në dashuri dhe që bëhet posesiv ndaj partneres?
Kjo është më se normale për këdo që bie në dashuri, jo vetëm për Fatjonin.
Po situatën e puthjes së Veselit me Xhensilën, ti si e gjykove? Mendon se Xhensila e provokoi vetë?
Mendoj se kjo situatë ka qenë pjesë e mirë për kundërshtarët e tyre, për ta përdorur dhe e kanë bërë. Mua s’më është dukur aspak provokim nga ana e Xhensilës, madje as që i mendoj fare ata të dy bashkë. I shoh miq shumë të mirë.
Seksi në dush dhe intimiteti në ekran mes Fatjonit dhe Xhensilës është komentuar vazhdimisht nga banorët brenda dhe publiku jashtë. Ti si e sheh këtë pjesë të lojës së tyre?
Ata janë dy të rinj, që i kanë hyrë një aventure në “Big Brother” dhe që po e shijojnë e po e jetojnë në maksimum. Dua të sqaroj që sa më bën përshtypje dhuna apo vrasjet që dëgjoj përditë në tv, nuk më bën aspak përshtypje dashuria apo përkushtimi që ata kanë për njëri-tjetrin. Është diçka e bukur lidhja që kanë bashkë dhe shpresoj të zgjasë.
Ky intimitet i ekspozuar u shërben atyre për mirë apo për keq në këtë lojë?
Çdokush zgjedh vetë nëse do ta bëjë diçka apo jo. Dhe ky rast është më se normale që po komentohet kaq shumë,  sepse gjykohen veprime më të vogla e jo më skena dashurie. Unë nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme, sepse duke ditur që është një jetë paralele që bëhet në atë shtëpi, nuk do të mungonte as kjo pjesë, pra intimiteti. Dhe shumë mirë, si nëpër filma, kur dikujt nuk i pëlqen një skenë e tillë, mund të ndryshojë kanal. Këtë do ua sugjeroja edhe personave që gjykojnë këtë veprim të tyre, jetësor mbi të gjitha.
I sheh çift pas lojës, pra mund të hedhin një hap me fejesë apo martesë?
(qesh) Ngelet për t’u parë.
Xhensila është përfolur se posedon biznese. Po Fajtoni sa i pasur është?
Pasuria jonë më e madhe është familja dhe, për sa kohë që jemi të katërt, ndihemi shumë të pasur.
Si lojtarë cili prej tyre është më i fortë, Fatjoni apo Xhensila?
Pa diskutim Fatjoni, por së bashku bëjnë çiftin perfekt.
E kush do e fitojë “BB”?
Unë që në fillim e kam parë Fatjonin si fitues. Këtë e ka dëshmuar dhe ma ka vërtetuar edhe gjatë qëndrimit në shtëpi. Ai ka çdo tipar për t’u karakterizuar si i tillë, duke filluar me diskutimet apo përballjet, që ka bërë me çdo banor aty brenda. E deri te pjesa delikate që ka treguar në marrëdhënien me Xhensilën. Për mua ai është fituesi  i “BB8”.
Kur të dalin nga loja, do e ftoni Xhensilën në shtëpinë tuaj?
Me shumë kënaqësi (qesh).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura