Motori përplaset me “Opel-in” në “Myslym Shyr”, një person i plagosur (VIDEO)

Sep 21, 2017 | 15:21
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur në rrugën  “Myslym Shyri” disa çaste më parë ku janë përplasur një motor dhe një makinë tip “Opel” ngjyrë blu.

aksiiii

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit një djalë rreth 22 vjeç.

Shkak i aksidentit është bërë udhëtimi me shpejtësi në krah të kundërt i djalit që po udhëtonte me motor.

Ambulanca nuk kishte mbërritur akoma në vendngjarje për të trasnportuar të plagosurin dhe kështu ai është dërguar në spital me një makinë të rastit.

Dëshmitarët në vendngjarje njoftojnë se:

“Nje cun e derguan ne spital me makine te rastit jo me ambulance, ishte rreth 22-23 vjec. Mesa degjova nga shitesit e dyqaneve e kishte ai fajin po vinte ne krah te kundert dhe ishte me shpejtësi”./JOQ

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura