Motori përplaset me biçikletën, një person dërgohet me urgjencë në spital. Pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti

Oct 26, 2021 | 20:00
SHPËRNDAJE

 

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e në aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Elbasanit dhe sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë një motor dhe një biçikletë.

Si pasojë, personi i plagosur është transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Ndërsa policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

“Panorama.al” sjell edhe pamjet nga vendi ku ndodhi ngjarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura