Motori del nga rruga, vdes i riu që e drejtonte, rëndë vajza pasagjere

Aug 2, 2018 | 13:35
SHPËRNDAJE

Një i ri ka mbetur i vdekur ne vend dhe nje vajze eshte plagosur kur motori me te cilin po udhetonin doli nga rruga dhe u perplas.

aksident

Ngjarja ka ndodhur në Spille dhe motori me te cilin udhetonin dy te rinjte u perplas me nje shtylle.

Informacioni i policise

Më datë 02.08.2018, rreth orës 12:31, në fshatin Spille, mjeti tip motorr, me drejtues shtetasin E. A., dhe pasagjere shtetasen, V. I., ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorrit, shtetasi E. A., ka ndërruar jetë në Spital, ndërsa pasagjerja, shtetasja V. I., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura