Motori del nga rruga, plagosen dy persona. Një prej tyre në gjendje të rëndë

Apr 8, 2021 | 20:29
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mollas, të Elbasanit.

policia-naten-670x450

“Panorama” mëson se si pasojë e daljes një motori nga rruga kanë mbetur të plagosur dy persona, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Të dy të plagosurit po transportohen në spitalin e Elbasanit.

Ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura