Motomjeti përplas kalimtarin në Berat, plagosen rëndë dy persona. Transportohen me urgjencë te Trauma

Nov 25, 2021 | 12:14
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat ditën e sotme, ku kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se në aksident është përfshirë një motomjet, i cili ka përplasur një kalimtar.

Ilustruese
Ilustruese

Për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë të dy personat, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës, për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura