Motoçiklisti shqiptar gjen vdekjen në vend pas përplasjes frontale me një makinë në Selanik

Jan 23, 2020 | 19:21
SHPËRNDAJE

Një burrë me origjinë shqiptare ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Greqi.

2807134

Ngjarja ndodhi në zonën e Sindos në Selanikun perëndimor, kur 40 vjeçari që udhëtonte me një motor, u përplas për vdekje nga një makinë.

Aksidenti automobilistik ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje rreth orës 20:30 në kryqëzimin e Papagou dhe Paul Mela.

Një drejtues 21-vjeçar i një makine u përplas me automjetin motorik të 40-vjeçarit. Policia rrugore po heton për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit fatal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura