Moti “merr kthesë” ditën e nesërme. Çfarë parashikon shërbimi meteorologjik ushtarak

Oct 9, 2019 | 23:44
SHPËRNDAJE

Parashikimi sipas SHMU:

71793393_754404991665509_5246376060429271040_n

Moti i kthjellët në vend ndikuar nga masat ajrore të qendrueshme, do të marrë një kthesë ditën e nesërme.

Kthjellimet e orëve të mëngjesit, do të pasohen me shtim të vranësirave në bregdet e veriperëndim të vendit.

Reshjet e shiut, në mesditë e pasdite do të përfshijnë veriperëndimin e gati të gjithë bregdetin me intensitet të ulët. Përkohësisht në veriperëndim, reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, përkohësisht e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar me një valëzim 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 9ºC deri në 23ºC

zonat e ulëta 13ºC deri në 29ºC

zonat bregdetare 15ºC deri në 27ºC

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura