Moti i keq, Totozani-kryebashkiakëve: Parandaloni tragjeditë për të pastrehët

Jan 15, 2016 | 9:50
SHPËRNDAJE

Teksa në vend pritet përkeqësimi i kushteve të motit, Avokati i Popullit, Igli Totozani i është drejtuar kryebashkiakëve që të parandalojnë tragjeditë për të pastrehët duke u siguruar atyre vendstrehime.

Avokati i Popullit thotë se ka një situatë emergjence për të pastrehët nga moti i keq dhe se kryebashkiakët e kanë detyrim ligjor përkujdesjen për çdo qytetar.

Dëbora në rrugët e Shqipërisë
Dëbora në rrugët e Shqipërisë

“Referuar kushteve të vështira klimaterike dhe temperaturave të ulëta, me të cilat pritet të përballemi në ditët në vijim, veçanërisht në zonat malore, Avokati i Popullit e konsideron emergjente përgatitjen dhe dërgimin në vendstrehime provizore për atë kategori të popullsisë, të cilët realisht janë në pamundësi totale të sigurimit të një strehe të përshtatshme. Vetëm kështu do të parandalohen situatat që mund të rrezikojnë jetën apo shëndetin e tyre, veçanërisht të fëmijëve e të moshuarve. Nuk mund të mos përmendim raste të cilat fatkeqësisht kanë çuar në humbje të jetëve njerëzore gjatë muajit dhjetor 2015”,- thuhet në deklaratë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura