Moti i keq sjell probleme në linja/ Banorët e Konispolit mbi një javë pa energji elektrike

Nov 27, 2021 | 19:13
SHPËRNDAJE

Banorët e Bashkisë Konispol prej më shumë se një javë nuk kanë energji elektrike. Përkeqësimi i motit ka sjellë probleme në linjat elektrike.

qiri

Banorët janë ankuar pranë OSSHE por ende nuk kanë një përgjigje se kur do të rregullohet kjo situatë, që çdo sezon dimri mbetet e njëjtë.

“Shqetësimit tonë të drejtë duket sikur askush nuk ja vë veshin”, shprehen ata duke kërkuar që ankesat të bëhen publike.

“As telefonat përpiqemi të mos i përdorim shumë se nuk kemi ku t’i karikojmë, veçse nëse shkojmë tek komshiu, në Sajadhë, në Greqi, të karikojmë telefonat!”, shprehen ata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura