Moti i keq në fundjavë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile shkresë zyrtare 5 prefekturave: Kaloni në gatishmëri

Sep 25, 2020 | 16:59
SHPËRNDAJE

Parashikimi per nje perkeqesim te motit ne fundjave, me rrebeshe shiu dhe stuhi, ka detyruar AKMC, agjencine në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes t’u drejtohet me shkresë 5 prefekturave ne vend.durres moti i keq

Te sinjalizuara per marrjen urgjente te masave jane prefekturat Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër

“Sipas IGJEUM, ne veri perendim dhe jug te vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu. Zonat që rrezikojnë të preken më shumë jane Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja”- thuhet ne njoftim.

Sipas AKMC, reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura ne dy ditet ne vijim dhe per kete prefekturat jane njoftuar per marrjen e masave të menjëhershme parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale.

“Vlerësoni zonat më të rrezikuara nga përmbytja, merrni masa për popullsinë. Njoftoni popullsinë për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje”- thuhet ne njoftim.

Sipas AKMC, pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku dhe te kalojne në gatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal.

“Forcave të Armatosura dhe Policisa Shtetit, në gatishmëri me kapacitetet e deklaruara për rastet e emergjencave”- thuhet me tej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura