Moti i keq godet Greqinë/ Stuhi dhe përmbytje në disa zona, “paralizohet” qarkullimi i mjeteve

Jan 12, 2021 | 18:13
SHPËRNDAJE

Greqia është përfshirë gjatë 24 orëve të fundit nga moti i keq, i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe stuhi. Raportohet për përmbytje në disa zona si Karditsa, Trikala dhe Evros, ku ka problemeve në qarkullimin e mjeteve.

greqia 1

Komunat pranë liqenit Plastira dhe Argithea janë ato në të cilat ndodhën situatat më të vështira, ndërsa problematike paraqitet gjendja edhe në Mouzaki. Ndërkaq është e bllokuar rruga që të çon në Leontito dhe Mesovouni.

Frika për një shembje të mundshme bëri që autoritetet të mbyllin edhe Urën e Trikalas. Ndërsa niveli i ujit në lumin Litheos u rrit me 1 m në vetëm 24 orë, duke arritur në 1,6 m.

Dalje të lumit nga shtrati pati në Flamouli, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Mbrojtja Civile e Trikalas dhe nënkryetari përgjegjës janë në këmbë duke e monitoruar situatën, dhe duke ndaluar qarkullimin në akset ku është e nevojshme.

greqia 2 greqai 3 greqia 4 greqia 5 greqia 6 greqia 7 greqia 8

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura